Sport

Valon Berisha, kampion në Austri

Fitorja e fundit ishte 1:0 ndaj Rapidit, derisa ky ishte titulli i katërt radhazi për skuadrën e Salzburgut që po dominon në Austri, kurse deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro

Mesfushori nga Kosova, Valon Berisha me skuadrën e Salzburgut edhe zyrtarisht ka siguruar titullin e kampionit në Austri, shkruan albinfo.ch.

 

Fitorja e fundit ishte 1:0 ndaj Rapidit, derisa ky ishte titulli i katërt radhazi për skuadrën e Sazburgut që po dominon në Austri, kurse deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro.

 

Ky ishte titulli i 11-të në historinë e Salzburgut, që ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, megjithatë kjo dilemë ende nuk është zgjidhur pasi edhe Leipzig në Gjermani ka siguruar pjesëmarrjen dhe UEFA e ndalon që dy skuadra me pronar të njëjtë të marrin pjesë në garën më prestigjioze për klube.