Bota

Vëllai i mafiozit godet gazetarin

Gazetarët nuk ndihen të sigurt as në Itali, sidomos ata të cilët merren me investigime.

Gazetari i televizionit RAI, Daniele Piervincenzi është goditur me kokë në fytyrë nga Roberto Spadan, vëllai i Carmine Spada, i dënuar më herët si kreu i një klani mafioz, përcjell albinfo.ch.

Por, Roberto e ka vazhduar sulmin duke e goditur edhe me një shkop gazetarin dhe kameramanin.

Gazetari Daniele Piervincenzi ka pyetur Roberto Spadan rreth lidhjeve politike të të vëllait me të djathtën ekstreme. Pyetje e cila duket se e ka acaruar atë dhe e ka goditur fillimisht me kokë duke i thyer e pastaj e ka goditur më pas me shkop.

Videoja është përhapur fillimisht në mediat italiane dhe më pas në ato botërore.

http://www.dailymotion.com/video/x68h5qe