Bota

Vendet e BE-së me rritjen më të shpejtë në ndërtim

Suedia, Hungaria dhe Polonia po shfaqen si vendet më aktive të ndërtimit në Bashkimin Evropian BE, sipas të dhënave nga “Eurostat”, përcjell albinfo.ch.

Suedia dhe Polonia janë vendet me rritjen më të lartë mujore të prodhimit ndërtimor në korrik, përkatësisht 7.9% dhe 4.3%.

Hungaria raportohet në baza vjetore të ketë një rritje prej 22.6%, pastaj vjen nga Suedia me 21.2% dhe Polonia me 19.8%.

Vendet me rënien më të fortë mujore në ndërtim janë Sllovenia 8.6%, Republika Çeke 2.5% dhe Hungaria 2.1%, dhe me rënien më të fortë vjetore që është Britania e Madhe me 1.1% dhe Italia 0.4%.

Në përgjithësi, ndërtimi në BE arriti në 0.5% në korrik krahasuar me qershorin dhe në eurozonë 0.2%.

Në baza vjetore, rritja ishte përkatësisht 3.6% dhe 3.4%.

Ndërtimi i infrastrukturës vazhdon të bjerë kudo në Bashkimin Evropian për shkak të ngadalësimit të projekteve të mëdha të infrastrukturës të zbatuara nga investimet e buxhetit të BE.