Bota

Vendet me pasaportat më të fuqishme

Sipas renditjes tradicionale nga kompania “Henley Partners” (Henley & Partners) për lëvizjen pa viza të çdo vendi, në krye të listës është Gjermania (pa viza në 177 vende), Suedi (176), Finlanda, Franca, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar (175).
Për vitin 2015 vendet e para ishin Gjermania, Britania e Madhe, Finlanda, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara. Këtë vit në krye të renditjes është Belgjika, Danimarka, Holanda, SHBA-ja, Austria, Japonia, Singapori, Irlanda, Kanadaja, Koreja e Jugut, Luksemburgu, Norvegjia, Portugalia dhe Zvicra.

Kompania amerikane e bën këtë analizë për 11 vjet rresht, shkruan albinfo.ch.

Vendet e Ballkanit, si Maqedonia, pa vizë mund të udhëtojnë në 111 vende. Deri në vitin 2015 kjo shifër ishte 107 vende.
Vendi fqinj, Greqia, zë vendin e 7-të, pa vizë mund të udhëtojnë në 171 vende, Sllovenia në vendin e 12-të, – 164 vende, Bullgaria 21- në 153 vende, Kroacia 24 – në 149, Serbia 43 – në 115. Pastaj vijnë pasaportat e Malit të Zi, Turqisë, Rusisë, Bosnjë e Hercegovinës, Shqipërisë …

Në fund të kësaj liste janë pasaportat e Libisë, Sirisë, Pakistanit, Somalisë, Irakut dhe Afganistanit.
https://www.henleyglobal.com/files/download/HP/hvri/HP%20Visa%20Restrictions%20Index%20160223.pdf

HP Visa Restrictions Index 160223

Shkarko Dokumentin