Shkurt.ch

I vërtetohet dënimi i përjetshëm për vrasjen e dyfishtë

Ai kishte vrarë në vitin 2009 një grua (54 vjeçe) dhe ndihmësen e saj shtëpiake (36 vjeçe). Veç kësaj, ai ka grabitur gjësende me vlerë, para dhe kartela banke

Një burrë zviceran, sot 50 vjeçar, kishte vrarë në vitin 2009 një grua (54 vjeçe) dhe ndihmësen e saj shtëpiake (36 vjeçe). Veç kësaj, ai ka grabitur gjësende me vlerë, para dhe kartela banke. Mandej, për të mbuluar krimin, ai ka bërë përpjekje për t`i vënë zjarrin banesës së viktimës, shkruan srf.ch.

Për të gjitha këto, Gjykata e Lartë (Kantonale) e Zgut e kishte dënuar me burg të përjetshëm, dënim kapital ky në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Veç dënimit në fjalë, atij i ishte shqiptuar edhe masa e kujdestarisë.

Personi në fjalë ka ushtruar të drejtën e ankesës në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale. Ai, ankesën e tij e kishte bërë duke iu referuar gabimeve procedurale teknike dhe duke akuzuar avokatin e tij të parë se kishte bërë “një gabim eklatant” gjatë mbrojtjes së tij. Por, Gjykata Federale nuk e ka miratuar asnjërën nga vërejtjet e bëra.

Ajo ka vërtetuar edhe njëherë në plotëni vendimin e Gjykatës së Lartë të Kantonit Zug.