Kosova

Veseli në Francë për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Francë edhe një herë tjetër për të kërkuar mbështetjen e Parisit për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, shkruan Albinfo.ch.

“Gjatë qëndrimit në Paris, kryeparlamentari Kadri Veseli, do të pritet nga drejtues të lartë të shtetit francez. Kryeparlamentari Veseli, do të pritet në takim të veçantë nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, François de Rugy”, thuhet në një njoftim të Zyrës së kryeparlamentarit.

Në këtë vizitë, kryeparlamentari Veseli, shoqërohet nga përfaqësues të grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, nga pozita dhe opozita.