Receta shqiptare gatimi

Vezë (omletë) me spinaq

omlete me spinaqPërbëresit:

• Kripë,
• Piper,
• Një filxhan kafeje qumësht,
• 400 gr spinaq,
• 100 gr djathë të fortë,
• 50 gr proshutë,
• 5 vezë.

Përgatitja:

Spinaqin e pastrojmë, e lajmë, e prejm të imët dhe e vlojm pak, sa të avullojë lëngu.

Vezët i tundim, e shtojmë djathin e troshitur, proshuten e prerë imët, qumështin, kriposim sipas shijes dhe e përziejmë me spinaq të ftohur.

Në yndyrë të nxehtë, fërgohen omëletët e madhësisë së dëshiruar, një nga një, duke pasur kujdes që ato të mbesin të buta.

Ju bëftë mirë