Sport

Wenger, i kënaqur me debutimin e Xhakës

“Xhaka është përshtatur shumë mirë. Pasimet e tij ishin të pastra dhe taktikisht luajti shumë mirë. Unë besoj se ndeshja e tij e parë ishte inkurajuese”, tha pas takimit Wenger

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Granit Xhakës në fitoren e Arsenalit me rezultat 2:1 kundër MLS All-Stars, shkruan albinfo.ch.

Trajneri i Arsenalit, Wenger ka thënë se ndeshja e parë e mesfushori shqiptar ishte mbresëlënëse. “Xhaka është përshtatur shumë mirë. Pasimet e tij ishin të pastra dhe taktikisht luajti shumë mirë. Unë besoj se ndeshja e tij e parë ishte inkurajuese”, tha pas takimit Wenger.

Xhaka në pjesën e dytë ishte më i miri për Arsenalin, ku nga 58 pasime, ishte i saktë 94.2 për qind, përkatësisht përqindja më e mirë në takim.

Kjo ishte ndeshja e parë e tij në klubin e ri. Kujtojmë që Graniti kaloi nga Borussia Moenchengladbach për 45 milionë euro.