Kultura

“Winnetou” shqiptar tregon si mësoi kalërimin dhe gjuhën indiane

Nik Xhelilaj luan rolin kryesor në versionin e ri të filmit “Winnetou”, të bazuar në romanin klasik me të njëjtin emër të autorit gjerman Karl May. Filmi do të shfaqet pas dhjetë ditësh

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj luan rolin kryesor në  versionin e ri të filmit “Winnetou”, të bazuar në romanin klasik me të njëjtin emër të autorit gjerman Karl May. Ky projekt është i televizionit gjerman ‘RTL’, derisa do të fillon të shfaqet më 25, 27 dhe 29 dhjetor nga ora 20:15.

Kjo po pritet me interesim të jashtëzakonshëm në Gjermani për filmat e vjetër dhe kulturën e mëhershme, derisa aktori shqiptar është në qendër të mediave gjermane.

Së fundi ‘nordbuzz.de’, ka realizuar një intervistë me aktorin e famshëm shqiptar, përcjell albfinco.ch. ‘Në fillim emrin ‘Winnetou’, nuk më tha shumë. Pastaj filluam projektin dhe natyrisht u kuptua se do të luaj rolin e një legjende. Kam shikuar vetëm një film të vjetër me titra anglisht. Natyrisht kam lexuar shumë për filmat e vjetër. Më ka interesuar historia e Karl May dhe librat e tij”, ka thënë Xhelilaj.

Më pas Nik Xhelilaj ka folur për rolin në film dhe xhirimet, ku i është dashur që të përshtatet shumë në të rol, madje edhe fizikisht.

Niku foli edhe për karakterin e “Winnetou”. “Ai është mjaft kompleks. Ai thotë pak, por fjalët e tij kanë rëndësi të madhe. Sigurisht, kjo më ka ndihmuar të mësoj gjuhën Lakota, që është një gjuhë e lashtë indiane.

Megjithatë, çfarë mësoi aktori shqiptar përveç gjuhës indiane. “Ndryshimi fizik ishte mjaft rraskapitëse, por e parashikueshme. Gjithashtu kam mësuar të kalëroj. Në fillim kisha frikë prej tyre. Megjithatë, më pas kam kaluar dy-tri orë në ditë për disa javë. Por, kisha një trajner të shkëlqyer”, theksoi ndër të tjera Nik Xhelilaj.