Shqipëria

Xhafaj: Rritet siguria në Vlorë për shkak të turizmit

Për shkak të sezonës turistike, në Shqipëri janë shtuar masat e sigurisë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, ka thënë në Vlorë se për shkak të sezonit turistik, forcat e policisë në këtë qytet janë shtuar.

Ministri i Brendshëm theksoi se ndryshimet që janë bërë në strukturat e policisë kanë bërë që kriminaliteti të ulet.

Por ai nuk ka mundur të iu shmanget pyetjeve për akuzat e opozitës për kanabisin. Ai tha se propaganda negative nuk mund të mohojë rezultatet e larta të Policisë së Shteti me luftën kundër krimit në vend.

“Pavarësisht treguesve pozitivë, ka nevojë për kujdes të shtuar, për frenimin e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore. Pavarësisht propagandës negative, rezultatet janë pozitive. Nga pikëpamja e kultivimit të kanabisit, Vlora ka rezultate të pakrahasueshme nga viti i kaluar. Ky do të jetë viti i gati-gati kultivimit 0 të kanabisit në territorin e Shqipërisë. Çdo opozitë nuk ka për detyrë të lavdërojë qeverinë, por duhet të jetë e përgjegjshme për gjërat që thotë”, ka thënë ministri Xhafaj i cili për një kohë të gjatë ishte bërë çështja kryesore e opozitës pasi vëllai i tij rezultoi se ishte i dënuar në nga drejtësia në Itali.