Sport

Xhaka i lumtur pas fitores ndaj Behramit

 

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte i lumtur që skuadra e tij shënoi fitoren e parë këtë sezon. Arsenali në udhëtim mundi Watfordin, ku paraqitet Valon Behrami, shkruan albinfo.ch.

“Ju lumtë djem për këto tri pikë”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social ‘Faceboo”, ku krahas këtij shkrimi ka postuar edhe një fotografi. Ndryshe, Xhaka luajti 90 minuta në fitoren 3:1 të Arsenalit ndaj Watfordit.

Pas ndeshjes Xhaka dhe Behrami janë parë duke biseduar. Ata janë ftuar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për takimet e radhës, dhe kanë injoruar Kosovën. Gjithashtu nga Zvicra u ftua edhe Shani Tarashaj, kurse Xherdan Shaqiri nuk do të luajë kundër Portugalisë për shkak të lëndimit.