Sport

Xhaka nuk shkon në Gladbach

Lojtari i FC Basel, Taulant Xhaka, ditët e fundit është përfolur shumë për një kalim të tij te Borusia Monchengladbach

Lojtari i FC Basel, Taulant Xhaka, ditët e fundit është përfolur shumë për një kalim të tij te Borusia Monchengladbach. Gazeta gjermane “Bild” ndër të tjera pati raportuar që Gladbach do ta marrë futbollistin e kombëtares shqiptare për ta bindur vëllain e tij, Granitin, që të qëndrojë në Gladbach edhe përtej afatit kalimtar të verës, shkruan gazeta zvicerane “blick.ch”.

Por, drejtori sportiv i ekipit gjerman, Max Eberl, i demanton këto thashetheme: “Taulanti është një djalë i mirë, por tash për tash nuk ka asgjë aktuale në lidhje me të”, përcjell albinfo.ch.

Gazeta zvicerane shkruan edhe për futbollistin tjetër shqiptar të Baselit, Albian Ajetin. “Albiani nuk është stërvitur dje me ekipin e parë të Baselit dhe është pranë transferimit. Ekipet e interesuara për talentin 18-vjeçar janë kryesisht nga liga angleze”, njofton albinfo.ch.

Albinfo.ch