Sport

Xhakës i pëlqen kampionati anglez

Kohë më parë flitej se Taulant Xhaka po kërkohet nga disa skuadra angleze, duke përfshirë edhe West Ham United, kurse kjo mund të realizohet shumë shpejt, shkruan albinfo.ch.

Në një intervistë për mediat zvicerane, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka thënë se do të dëshironte të luante në kampionatin anglez, pasi është më i forti në botë.

“Premierliga apo La Liga? Janë dy kampionate që absolutisht e kanë madhështinë e tyre. Mirëpo, e zgjedh Premierligën, jo për faktin se vëllai im luan atje, por për shkak se për mua është kampionati më i mirë në botë”, është shprehur Xhaka.

Taulanti gjithashtu ka zbuluar se ka një veturë “Audi”, derisa në mes të aktoreve Angelina Jolie dhe Scarlett Johansson e ka zgjedhur këtë të dytën.

Taulant Xhaka, i cili ka dalë nga Akademia e Baselit është në garë për të hyrë në ekipin më të mirë të vitit në kampionatin zvicerane. Ceremonia do të mbahet më 30 janar.