Bota

Zgjedhjet në France: Macron pozicionohet përballë Le Pen në rundin e dytë

Emmanuel Macron dhe Le Pen janë kualifikuar të dielën për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze. Rundi i dytë do të zhvillohet më 7 maj. Kandidati i së djathtës republikane është eliminuar dhe e majta socialiste është asgjësuar, një rezultat zgjedhor historik.

I panjohur për publikun deri në emërimin e tij në Ministrinë e Ekonomisë në vitin 2014, Emmanuel Macron, 39-vjeçar, vë në dukje një profil të pabesueshëm, duke theksuar pozicionim ideologjik të paparë: as djathtas, as majtas, por në krye të lëvizjes së tij “Marche” (Ec), një lëvizje të krijuar më 6 prill 2016. Pionier i rinovimit politik, ai është vendosur përpara të dielën duke korrur rreth 23.75% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të siguruara nga Ministria e Brendshme e Francës.

Shumica e humbësve të “mëdhenj” kanë bërë thirrje që të votojnë për Macron dy javët e ardhshme. I prezantuar nga kundërshtarët e tij, si një trashëgimtar i “presidentit Holland”, një kandidat pa përvojë, një ish-bankier, ai mund të bëhet presidenti i Republikës së Francës më 7 maj 2017.