Sport

Zviceranet fitojnë bindshëm ndaj prishtinaseve

Në takimin e parë të zhvilluar të shtunën fitoi 34:11, kurse të dielën 32:15, për të kaluar në xhiron tjetër në garat evropiane

Skuadra zvicerane Bruehl ka fituar në dy takimet bindshëm ndaj KH Prishtinës, në garat evropiane, shkruan albinfo.ch.

Dy takimet janë zhvilluar në Prishtinë, por në dy përballjet fitoi bindshëm skuadra zvicerane.

Në takimin e parë të zhvilluar të shtunën fitoi 34:11, kurse të dielën 32:15, për të kaluar në xhiron tjetër në garat evropiane.

“Bruehli prej fillimit është vlerësuar favorit absolut. Bëhet fjalë për një skuadër me përvojë të gjatë në gara evropiane dhe që në përbërje ka lojtare cilësore, duke përfshirë reprezentuese të Zvicrës e po ashtu lojtare të huaja.

Prishtina për këtë edicion ka përtrirë ekipin dhe ndaj Bruehlit është paraqitur me vajza të reja. Përballja me hendbollistet e Bruehlit vlerësohet se do t’iu shërbejë për të fituar përvojë”, thuhet në njoftimin nga Federata e Hendbollit e Kosovës.