Bota

Zvicra, e para ndër katër “oazat” e sigurisë në botë

Edhe në Evropë ekzistojnë disa shtete me shkallë të ulët sigurie, dhe në mesin e tyre sipas ranglistës së Marsh janë: Bosnja, Kosova, Belloruisa, Ukraina dhe Moldavia

Zvicra është “oaza” më paqësore në botë. Veç saj, në gjithë globin janë vetëm edhe tre ”ishuj” në të cilët mbretëron paqja dhe siguria ngjashëm me Zvicrën. Ato janë: Norvegjia, Suedia dhe Singapori, ose më saktë, vetëm këto katër vende e kanë mbi 80 numrin e pikëve në ranglistën e përpiluar nga kompania e sigurimeve “Marsh”, shkruan watson.ch.

“Harta e rreziqeve” që pasqyron radhitjen e vendeve të botës sipas shkallës së sigurisë njeh edhe vende me gjithsej 20 pikë të sigurisë, transmeton albinfo.ch. Dhe ato janë shtetet si Sudani jugor (20.1) bashkë me disa shtete të tjera afrikane dhe shtetet si:  Haiti, Jemeni, Siria.

Edhe në Evropë ekzistojnë disa shtete me shkallë të ulët sigurie, dhe në mesin e tyre sipas ranglistës së Marsh janë: Bosnja, Kosova, Belloruisa, Ukraina dhe Moldavia.

Në artikullin e publikuar, nuk figuron vlerësimi në shifra për shkallën e sigurisë në këto vende, por ajo që mund të shihet në hartën interaktive është se këto vende janë të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe, ashtu sikur vendet tjera, të cilësuara si më të pasigurtat në botë.

Shkalla e stabilitetit, e shprehur në numra, e vendeve që janë në krye të ranglistës është si vijon: Zvicra, e para, me 82.8 pikë nga 100 të mundshmet, Norvegjia, 82.5, Singapori 81.1 dhe Suedia, 80.7 pikë.

Faktorët e rrezikut dhe jostabilitetit, Marsh i sheh në zgjedhjen president të Donald  Trump-it në SHBA, në Brexit-in, në krizën e refugjatëve dhe në nacionalizmin në rritje.