Sport

Zvicra e pret Shaqirin

Nuk ka luajtur që prej dy muajsh, megjithatë, pritet që të ftohet nga Zvicra për ndeshjen kundër Letonisë më 25 mars

Nuk ka luajtur që dy muaj, megjithatë po e pret Xherdan Shaqiri për ndeshjen ndaj Letonisë më 25 mars, shkruan “tagesanzeiger.ch”.

 

Shaqiri më 21 janar e kishte luajtur ndeshjen e fundit, duke u paraqitur kundër Manchester United. Ai u aktivizua për 73 minuta, përcjell albinfo.ch.

 

Edhe pse nuk ka luajtur që dy muaj pritet të ftohet nga Zvicra për ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.

 

Por, duket se ai do të duhet t’i nënshtrohet një programi shtesë dhe të stërvitet në mënyrë të specializuar në mënyrë që të jetë plotësisht i gatshëm për këtë ndeshje.

 

Zvicra pritet të ketë disa mungesa në këtë ndeshje për shkak të lëndimeve.