Sport

Zvicra, Shqipëria dhe Kosova mësojnë fatin më 24 janar

Shorti i Ligës së Kombeve do të hidhet më 24 janar në Lozanë të Zvicrës, ku Kombëtaret e kontinentit të vjetër, do të mësojnë fatin e tyre, shkruan albinfo.ch.

Kjo Ligë është e ndarë në katër kategori, duke filluar me Kombëtaret më të forta, e më pastaj deri tek ato më të dobëtat, pra A, B, C dhe D.

Zvicra ndodhet në Grupin A, dhe në grupin e saj mund të ndeshet me Kombëtaret më të forta të Evropës. Katër më të mirat e grupit kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian 2020.

Shqipëria është në Grupin C. Kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia në vazon e parë, Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda në vazon e tretë dhe Qipro, Estonia dhe Lituania në vazon e katërt.

Në Ligën D, më e ulëta e turneut, aty janë 16 skuadra, me përfaqësuesen e Kosovës që do ta nisë shortin e vazon e katërt përkrah Andorrës, San Marinos dhe Gjibraltari, ndërsa kokat e grupit do të jenë Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia.

Ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kombeve do të luhen prej muajit shtator deri në nëntor të këtij viti.