Shkurt.ch
Zvicra vërshohet nga spiunët e maskuar nën petkun e diplomatit
Sipas dyshimeve të bazuara të qeverisë, në rastin e përfaqësisë në Zvicër të një shteti (të paemërtuar në raport), më shumë se një e katërta e personelit bëjnë punën e spiunëve, gjegjësisht punojnë për shërbimin informativ të vendit të tyre
Gjithnjë e më shumë të huaj të cilët në Zvicër ndodhen nën petkun e diplomatit, në fakt kryejnë punë të spiunëve, shkruajnë sot mediet zvicerane. I shqetësuar me këtë fenomen, Këshilli Federal (Qeveria e Zvicrës) ka tërhequr vërejtjen në raportin e tij më të ri lidhur me rreziqet që kërcënojnë sigurinë e Zvicrës, të publikuar sot.
Në shënjestër të veprimeve të spiunazhit janë politika, ekonomia, ushtria e Zvicrës si dhe organizatat ndërkombëgtare që kanë selinë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Se çfarë përmasash ka marrë kjo dukuri, tregon edhe ky fakt: Sipas dyshimeve të bazuara të qeverisë, në rastin e përfaqësisë në Zvicër të një shteti (të paemërtuar në raport), më shumë se një e katërta e personelit bëjnë punën e spiunëve, gjegjësisht punojnë për shërbimin informativ të vendit të tyre.
Ministri i mbrojtjes, Guy Parmellin në një intervistë për radion SRF ka shprehur shqetësimin e qeverisë rreth kësaj dukurie.
Me ligjin e ri për Shërbimin Inteligjent, i cili ka hyrë në fuqu nga shtatori i vitit 2017, shteti ka më shumë mjete në dorë për të zbuluar dhe demaskuar rastet e spiunazhit, ka thënë Parmelin. Në rastet kur kjo është e nevojshme, sipas Parmelin, do të ndërhyjë edhe drejtësia.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën