Lajme
Norvegji: Nuk ka lidhje mes vdekjeve të të moshuarve dhe vaksinimit
Autoritetet norvegjeze deklaruan se nuk kishte lidhje midis vaksinës COVID-19 të Pfizer/BioNTech dhe vdekjeve të njerëzve të vaksinuar në vend, por rekomanduan që mjekët të vlerësojnë shëndetin e të moshuarve dhe pesonave të ndjeshëm para vaksinimit.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në fund të dhjetorit, vendi skandinav ka raportuar 33 vdekje të personave të moshuar që morën dozën e parë, sipas raportit të fundit të qeverisë.
Të trembëdhjetë rastet e shqyrtuara deri më tani “janë njerëz të moshuar, me probleme serioze shëndetësore”, tha drejtoresha e Agjencisë Publike Norvegjeze, Camilla Stoltenberg, në një konferencë shtypi.
“Nuk kishte asnjë analizë të shkakut të vdekjes. Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur në mend është se 45 njerëz vdesin çdo ditë në shtëpitë e pleqve në Norvegji. Kështu, nuk është krijuar ndonjë rritje e vdekshmërisë ose lidhje me vaksinën”, vuri në dukje ajo.
Pas informacionit mbi 33 vdekje pas vaksinimit, Norvegjia ka paralajmëruar se një vlerësim mjekësor është i nevojshëm para vaksinimit të të moshuarve dhe atyre me probleme shëndetësore, si në vendet e tjera.
“Nuk është e pamundur që disa nga ata që propozohen për vaksinim janë aq të ndjeshëm (…) sa nuk ka asnjë kuptim në vaksinimin e tyre, sepse gjendja e tyre mund të përkeqësohet për shkak të efekteve anësore të zakonshme”, tha Stoltenberg.
Agjencia Norvegjeze e Barnave ngriti shqetësime në fund të javës së kaluar, duke thënë se efektet e zakonshme anësore të vaksinave, si ethet dhe të përzierat, mund të kenë “kontribuar në vdekjen e disa pacientëve të ndjeshëm” në vend.
Disa vende kanë raportuar vdekje pas vaksinimit, por autoritetet shëndetësore mendojnë se ato nuk mund të lidhen me vaksinën.
Pfizer dhe BioNTech thanë për AFP të hënën se ata ishin “duke punuar me Agjencinë Norvegjeze të Barnave për të mbledhur të gjitha informacionet përkatëse”, duke kujtuar se fushata e vaksinimit në Norvegji filloi në shtëpitë për të moshuarit dhe të sëmurët me kujdes mjekësor.
“Shumica e tyre ishin në moshë të shtyrë dhe me sëmundje, dhe disa në fazën përfundimtare të sëmundjes”, vuri në dukje kompania Pfizer.
Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, më shumë se 48.000 njerëz kanë marrë vaksinën në Norvegji, e cila ka një popullsi prej 5.4 milionësh.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht











