Bota
Jep dorëheqje kryeministri i Finlandës
Kryeministri finlandez, Antti Rinne, dha sot dorëheqjen pasi humbi besimin e një partneri të koalicionit, i cili do të shprehet në ditët e ardhshme nëse dëshiron ta shpëtojë apo ta prishë, rast ky kur mund të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
Në krye të një koalicioni të qendrës së majtë, i përbërë nga pesë parti, social-demokrati (SDP) Antti Rinne i paraqiti dorëheqjen presidentit Sauli Niinisto. SDP-ja duhet të zgjedhë një kandidat për ta pasuar dhe për të formuar një qeveri të re.
Sanna Marin, zëvendëspresidente dhe ministre e Transportit, ka bërë të ditur se ishte e gatshme.
Për politologen Sini Korpinen, asnjë formacion i koalicionit nuk ka interes që ai të prishet, veçanërisht formacioni i Qendrës, që nuk kërkon zgjedhje të reja legjislative, sepse rrezikon të dalë më keq se në zgjedhjet e fundit.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













