Kosova

​Kosovë: 18,287 raste aktive me COVID-19

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të thyejë rekorde.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 2,279 persona nga 12,666 testime të kryera, ndërkohë që janë regjistruar 8 raste të vdekjes.

Numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 18,287.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit, prej fillimit të këtij procesi në fund të muajit mars, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687,553 doza të vaksinës.