Bota
Sot votohet Brexit, mblidhet Parlamenti britanik
Parlamenti britanik është mbledhur sot për të votuar për marrëveshjen e kryeministrit britanik, Boris Johnson, për daljen nga Bashkimi Evropian, përcjell albinfo.ch.
Johnson ka tentuar të bindë deputetët për të mbështetur marrëveshjen që ka arritur me Bashkimin Evropian, para votimit që konsiderohet si “teh thike” në Parlament. Unioni Demokratik dhe partitë opozitare planifikojnë të votojnë kundër marrëveshjes. Sekretari i Brexit-it, Stephen Barclay, ka pranuar se vota do të jetë e ngushtë, por tha se qeveria ka dëgjuar të gjitha mendimet e deputetëve nga të gjitha anët. “Tani është koha që deputetët të veprojnë me përgjegjësi që marrëveshja të kalojë si dhe që vendi të ecë përpara”, tha Barclay.
Të paktën nëntë deputetë të Laburistëve pritet të kundërshtojnë ndërsa kryeministri shpreson në mbështetjen e disa deputetëve konservatorë. Marrëveshja mes Johnson dhe Bashkimit Evropian është rishikuar të enjten në samitin e Brukselit. Takimi i sotëm në Parlament përbën mundësinë e fundit për Johnsonin që të miratojë marrëveshjen për Brexit dhe të largojë Britaninë nga blloku evropian më 31 tetor.
Nëse deputetët refuzojnë planin e tij, atëherë bazuar në një ligj të miratuar nga vetë deputetët, Johnson detyrohet të kërkojë shtyrje të datës për Brexit deri më 31 janar të vitit 2020, pavarësisht pse ai ka insistuar se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.
Teksa ka lavdëruar marrëveshjen e arritur në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian në samitin e liderëve evropianë ditën e enjte, kryeministri britanik u ka kërkuar të gjithë deputetëve të votojnë dhe ta finalizojnë procesin e Brexitit.
Mirëpo partitë opozitare kanë thënë se nuk pajtohen se si dokumenti përcakton kontrollet kufitare në kufirin irlandez, dhe disa çështje tjera. Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












