Lajme
Bill Gates i drejtohet “Kampit të miliarderëve”: Duhet të marrim masa, tani!
Miliarderi Bill Gates raportohet t’u jetë drejtuar miqve të tij, po ashtu të pasur, se duhet të bëhet më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike
Edhe pse është një ndër takimet më sekrete, detaje kanë dalë nga i ashtuquajturi “Kampi i miliarderëve” që mbahet në Sun Valley në Idaho.
Miliarderi Bill Gates raportohet t’u jetë drejtuar miqve të tij, po ashtu të pasur, se duhet të bëhet më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike.
Ai insistoi se problemi është real dhe mund të përkeqësohet nëse nuk merren masa të menjëhershme, transmeton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Konferenca elitare vetëm për VIP-a në Sun Valley bashkon liderë të ndryshëm nga bota e filmit, teknologjisë, dizajnit dhe sporteve. Të pranishmit këtë vit do të duhet të vaksinohen ose të jenë të pajisur me një test negativ për Covid-19 të kryer në 72 orët e fundit.
Në këtë konferencë nuk lejohet hyrja e asnjë medie, ndërkohë që fotot janë shkrepur nga paparacët.
Mes të pranishmëve këtë vit mund të veçojmë Bill Gates, Tim Cook, Mark Zuckerberg, Evan Greenberg, Phil Knight, Jeff Bezos dhe shumë të tjerë.
Takimi do të përfundojë të shtunën me fjalimin e 90-vjeçarit Warren Buffett.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














