Bota
1 javë pas zjarrit, dyndje turistësh në Notre Dame
Pasi policia hoqi perimetrin e sigurisë, të vendosur pas zjarrit shkatërrues të javës së kaluar në katedralen Notre Dame ka pasur dyndje turistësh për të parë se çfarë kishte mbetur pas tragjedisë.
Dyqanet e suvenirëve dhe kafenetë në afërsi të monumentit, ishin në gjendje të akomodonin përsëri vizitorë.
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe që shohim se katedralja ende po qëndron. Jeta vazhdon dhe ajo të rindërtohet”, thotë një turist.
“Më shtyu kurioziteti dhe dëshiroja të shikoja çfarë ndodhi. Jam e surprizuar pasi është pastruar mirë dhe mendoj se për këtë është dashur shumë punë”, tha një tjetër turist.
“Është shumë e bukur dhe nuk besoj nëse ndokush do të ishte në gjendje të ndërtonte një të tillë, pasi do të ishte shumë e shtrenjtë. Është e mrekullueshme të shikosh diçka të tillë”, tha një turist nga Kroacia.
Sheshi pranë katedrales mbetet ende i mbyllur për publikun. Zjarri shkatërrues në Notre Dame shkaktoi një garë solidariteti dhe nga donacionet e biznesmenëve dhe shteteve të ndryshme janë grumbulluar 1.1 miliardë euro, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














