Lajme
10 gjërat që qentë i urrejnë te njerëzit
Edukimi i një qeni është thelbësor në mënyrë që të mund të ketë harmoni midis vetë qenit dhe pronarit të tij. Megjithatë, këto kafshë dallohen për aftësinë e tyre të dëgjimit, e cila është më e lartë se ajo e njerëzve dhe kanë një spektër më të gjerë tingujsh.
Faqja e internetit “Animal Expert” vlerëson se ka 10 aspekte që qentë i urrejnë te njerëzit.
E para nuk lidhet vetëm me zhurmat që prodhon njeriu, por edhe me aromat e forta. Ashtu si dëgjimi, edhe shqisa e nuhatjes së qenve është shumë më e zhvilluar se ajo e njerëzve. Ata shpesh reagojnë ndaj këtyre aromave të forta me një teshtitje.
Nga ana tjetër, mënyra se si ne komunikojmë me qentë dhe shkalla e dashurisë që shfaqim zakonisht ndaj tyre përfaqëson një pikë kthese në marrëdhënien tonë me këto kafshë shoqëruese. Sipas faqes së sipërpërmendur, është thelbësore t’u drejtohemi atyre me gjeste, tinguj dhe fjalë të shkurtra, në mënyrë që ata të kuptojnë më mirë mesazhin që ne synojmë t’u përcjellim.
Lidhur me afeksionin që shfaqim me ta, në formën e puthjeve dhe përqafimeve, portali ofron shpjegimin e mëposhtëm se përse disa qenve nuk i pëlqejnë aq shumë shenjat e dashurisë: “Ne i bllokojmë me përqafime. Edhe pse ka qen shumë të dashur dhe të nënshtruar që pranojnë përqafime, shumica nuk i tolerojnë shumë”.
Një aspekt tjetër që mund t’i largojë qentë është “mungesa e strukturës” ose lidershipit në familje, si dhe mungesa e një rutine të vendosur në shëtitje dhe trajnime specifike. Në rast se u mungojnë disa nga elementët e përmendur më lart, ata mund të bëhen më të “pasigurt” kur bëhet fjalë për lidhjen.
Veprime të tilla, si mosecja me nxitim, përdorimi i papërshtatshëm i zinxhirit ndërsa ecim me të, qortimi i tyre pa ndonjë arsye apo argument që e justifikon, madje edhe pastrimi mjaft i shpeshtë i tyre janë situata që mund t’i bëjnë ata shumë të parehatshëm. Sa i përket pastërtisë së tyre, ata nuk kanë nevojë për aq shumë larje pasi kanë nevojë për erën e trupit të tyre për të komunikuar me të tjerët.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina










