Futboll

10 lojtarët më të mirët në botë, sipas ‘France Football’: Ronaldo, i treti në listë

Duket se lojtari Lionel Messi është vetë historia e futbollit.

Messi është lojtari që ka fituar më shumë Topa të Artë në karrierë.

Ai e ka fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2019, pas tij është renditur Van Dijk, më pas Ronaldo, derisa Mane dhe Salah ndajnë pozitat katër dhe pesë.

Lionel Messi zyrtarisht është fitues i ‘Topit të Artë’ për vitin 2019, çmim ky që dhurohet nga ‘France Football’.

Messi la pas CR7-ën që ka 5 Topa të Artë dhe është lojtari që ka fituar më shumë Topa të Artë në karrierë.

Po ashtu, në fjalën e tij argjentinasi u shfaq shumë i lumtur për këtë trofe të fituar, ndërkohë që falënderoi edhe shokët e skuadrës te Barcelona që i kanë mundësuar të realizojë 45 gola në sezonin e fundit, përcjell albinfo.ch.