Shkurt.ch
10 për qind të dokumenteve për leje qëndrimi, të falsifikuara
Rreth dhjetë për qind të dokumenteve për leje qëndrimi në Zvicër kanë rezultuar të falsifikuara Bëhet fjalë për shtetas të vendeve të treta, njerëz të cilëve u nevojitet viza për qëndrim në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Dhe, në këtë mes hyjnë shtetasit e Kosovës, të Shqipërisë, Serbisë, Turqisë etj.
Po vjen vazhdimisht duke u rritur numri i personave nga shtetet jashtë BE-së të cilët me dokumente të falsifikuara paraqiten si qytetarë të BE-së, në mënyrë që të sigurojnë një leje qëndrimi të rregullt në Zvicër.
Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”, ajo që deri tash dëgjohej më shumë në formë thashethemesh e anekdotash, është bërë së fundi objekt hulumtimi i një projekti pilot të realizuar në Bernë, transmeton albinfo.ch.
Sipas të gjeturave të këtij projekti, rreth dhjetë për qind të kërkesave për leje qëndrimi në Zvicër kanë rezultuar të mbështetura në dokumente të falsifikuara. Këtë e ka konfirmuar për gazetën në fjalë Alexander Ott, shef i shërbimeve civile të Bernës.
Bëhet fjalë për shtetas të vendeve të treta, njerëz të cilëve u nevojitet viza për qëndrim në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Dhe, në këtë mes hyjnë shtetasit e Kosovës, të Shqipërisë, Serbisë, Turqisë, pastaj rusët, kinezët dhe brazilianët.
Me projektin e përmendur më lart, autoritetet federale dhe ato të kantoneve synojnë që përmes 70 masave të ndryshme të ndërmarra të ngrenë nivelin e sigurisë së brendshme të Zvicrës. masat drejtohen më së shumti kundër migracionit ilegal dhe kriminalitetit ndërkufitar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











