Lajme
10 shqiptarë të vrarë në luftën siriane
Deri më tani thuhet se janë vrarë gjithsej 10 shqiptarë. Prej tyre dy shqiptarë me shtetësi siriane - Mynyr Arnauti dhe Behlul Arnauti”
Në luftën qytetare që po zhvillohet në Siri prej rreth dy vitesh kanë rënë edhe një numër shqiptarësh. 10 besohet se janë vrarë deri tash në luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e fundit në Siri. Javën e kaluar është vrarë duke luftuar në krah të forcave rebele.
Burime nga inteligjenca kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se tetë shqiptarë të vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, ndërsa dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosova.
Ky burim ka thënë se në fillim të javës i riu nga rajoni i Mitrovicës ka qenë pjesë e një grupi ekstrem fetar. Atje ka shkuar nga Suedia ku ka jetuar së bashku me familjen.
“Deri më tani thuhet se janë vrarë gjithsej 10 shqiptarë. Prej tyre dy shqiptarë me shtetësi siriane – Mynyr Arnauti dhe Behlul Arnauti”, ka thënë ky burim inteligjence. Ai ka thënë se i pari është vrarë kosovari Naman Demolli, pastaj Musë Ahmeti, shqiptar tjetër nga Terrnoci i Kosovës Lindore, Ebu Omer-El Albani nga Shqipëria dhe Muhamet Kopriva i lindur në Kosovë i fundit.
“Katër shqiptarë të tjerë nga Shqipëria janë vrarë, por ende nuk kemi konfirmime zyrtare për identitetin e tyre”, ka thënë ky burim.
Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe, në Alepo, shkruan koha.net.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












