Jeta në Zvicër

10 shtetet më të lumtura në botë, Zvicra në vendin e gjashtë

Kjo anketë mat nivelin e lumturisë në 156 shtete të ndryshme, duke u bazuar: të ardhurat, liria, besimi, shëndetësia, mbështetja sociale dhe bujaria

Teksa Raporti i Fundit Botëror i Lumturisë është publikuar, lajmet janë shumë të mira për shtete të tilla si Finlanda e cila renditet për të dytin vit radhazi në vend të parë.

Ndërsa situata nuk është aspak pozitive për shtete të tilla si Amerika, e cila jo vetëm për shkak se renditet e 19-ta, por edhe sepse niveli i lumturisë në Amerikë është në rënie.

Vitet që pasuan 2010 nuk kanë qenë aspak të mira sa i takon nivelit të lumturisë dhe të mirëqenies së amerikanëve. Edhe pse ekonomia amerikane u përmirësua pas Recesionit të Madh në vitin 2009, niveli i lumturisë, sidomos tek amerikanët në moshë madhore nuk shënoi aspak rritje, por përkundrazi.

Raporti Botëror i Lumturisë është një anketë e përvitshme që bëhet nga “Sustainable Development Solutions Network” për Kombet e Bashkuara. Kjo anketë mat nivelin e lumturisë në 156 shtete të ndryshme, duke u bazuar: të ardhurat, liria, besimi, shëndetësia, mbështetja sociale dhe bujaria. Pesë vendet që renditen në fillim të listës si vendet me nivelin më të lartë të lumturisë janë: Finlanda, Danimarka, Norvegjia, Islanda dhe Holanda.

Zvicra ndodhet në vendin e gjashtë në këtë renditje.

Përveç renditjes së vendeve me nivelin më të lartë të lumturisë në botë, ky raport renditi edhe ato vende, banorët e të cilëve janë më të palumturit. Këtu mund të përmendim Sudanin Jugor, Republikën Qendrore Afrikane, Afganistanin, Tanzaninë dhe Ruandën.

Mbretëria e Bashkuar renditet në vend të 16 nga 156 shtete të anketuara. Gjermania në vendin e 17-të, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendin e 19-të, Japonia në vendin e 58-të, Rusia në vendin e 68-të dhe Kina në vendin e 93-të.

10 shtetet më të lumtura

  1. Finlanda
  2. Danimarka
  3. Norvegjia
  4. Islanda
  5. Holanda
  6. Zvicra
  7. Suedia
  8. Zelanda e Re
  9. Kanadaja
  10. Australia

10 shtetet më të palumtura

  1. Sudani Jugor
  2. Republika Qendrore Afrikane
  3. Afganistani
  4. Tanzania
  5. Ruanda
  6. Jemeni
  7. Malaui
  8. Siria
  9. Botswana
  10. Haiti