Bota

10 të vdekur nga zjarret në Kaliforni

Një pjesë e rajonit të verërave në Kaliforni janë dëmtuar rëndë nga zjarri që u përhap, e së paku 10 persona kanë vdekur.

Evakuimet masive janë duke ndodhur, derisa 1500 prona janë shkatërruar. Shtatë persona vdiqën në rajonin Sonoma, e rreth 20 mijë njerëz nga rajonet Napa, Sonnoma dhe Yuba kanë ikur pas shpërthimit të zjarrit më të madh që mbahet mend në këtë rajon, përcjell albinfo.ch.

“Këto zjarre kanë shkatërruar struktura dhe vazhdojnë të kërcënojnë mijëra shtëpi”, shkruan në njoftimin e zjarrfikësve.

Ende nuk dihet se si filluan zjarret. Zjarret në Kaliforni po përhapen shpejt shkaku i erës së fuqishme, lagështisë së ulët dhe motit të ngrohtë. Shërbimi kombëtar i motit ka paralajmëruar që edhe zona e San Franciskos mund të preket nëse zjarret vazhdojnë të përhapen kështu.