Bota
100 mijë punëtorë të Volkswagen-it, në grevë
Gjiganti gjerman ka pasur vështirësi në lansim dhe reklamim të modeleve elektrike të makinave
Një ditë grevë në pothuajse të gjitha fabrikat e gjigantit gjerman Volkswagen në Gjermani, ka përfunduar në mëngjesin e së martës, ndërsa sindikata e punëtorëve ka thënë se gati 100.000 punëtorë i janë bashkuar protestës.
Greva është thirrur nga sindikata për të protestuar kundër paralajmërimeve për ulje pagash, mbyllje të disa fabrikave dhe zvogëlimit të numrit të punëtorëve në Volkswagen, kompanisë më të madhe në Evropë për prodhim të automjeteve, raporton Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Shefat e kompanisë, në anën tjetër, kanë përsëritur se uljet e shpenzimeve janë të domosdoshme, në mënyrë që kompania të mbetet konkurrente të treg, që të rriten fitimet dhe ato më pas të investohen në automjetet e së ardhmes, përfshirë ato elektrike.
Volkswagen është përballur me rënie të kërkesës dhe rritje të madhe të konkurrencës ndërkombëtare, sidomos prej tregjeve kineze.
Gjiganti gjerman ka pasur vështirësi në lansim dhe reklamim të modeleve elektrike të makinave.
Udhëheqës të sindikatës së punëtorëve kanë thënë se ky është paralajmërimi i parë kundër planeve të ashpra të menaxhmentit të kompanisë dhe që nëse nuk merren parasysh kërkesat, protesta do të ketë sërish përgjatë dimrit.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












