Lajme
100 milionë vaksinime në kohë rekord, vendi më “i shpejtë” në botë
India thuhet të ketë arritur statusin e vendit më të shpejtë në botë, pasi ka administruar me sukses më shumë se 100 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit, duke shmangur valën e dytë vdekjeprurëse të infektimeve.
Ata e kanë arritur këtë numër për vetëm 85 ditë, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara me 89 ditë dhe Kinën me 102 ditë, raportoi Ministria e Shëndetësisë.
Por nuk shkoi çdo gjë vaj, pasi shumë shtete indiane raportuan një mbarim të dozave, edhe pse Qeveria federale insistoi se kishin 40 milionë doza vaksinash, dhe se këto njoftime ishin të pabaza.
Parashikimet thonë se deri në korrik duhet jenë vaksinuar 250 milionë njerëz. Nga ana tjetër, në Indi u raportua një rekord rritje rastesh ditore me më shumë se 150.000 raste dhe më shumë se 800 humbje jete në ditë.
India e ka nisur valën e parë të vaksinimeve më 16 janar, por vetëm të punonjësve shëndetësorë dhe stafit mjekësor në vijën e parë të luftës kundër Covid 19. Nga 1 marsi kriteri për ata që duhet të merrnin dozën e tyre ishte për personat mbi 60 vjeç, ndërsa faza e 3 e vaksinimeve nisi më 1 prill, për atë gjithë ata mbi moshën 45 vjeç.
Rregullatorët e barnave në Indi u kanë dhënë dritën jeshile dy vaksinave, AstraZeneca-s dhe BioNtech.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë Në orët e pasdites policia ka njoftuar se viktima e zjarrit është identifikuar: bëhet fjalë për... -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote















