Kosova

12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara në aksionin e sotëm

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka bërë të ditur sot se pas bastisjes së disa lokacioneve kanë arrestuar 12 persona dhe kanë sekuestruar 400  mijë euro.

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan, transmeton albinfo.ch.

Pas aksionit të sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë sekuestruar dy çanta me para në shtëpitë e të dyshuarve.