Maqedonia
13 ditë nga aksidenti, ende nuk dihen shkaqet
Kaluan 13 ditë nga aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, pa epilog për shkaqet që shpien deri te rrokullisja e autobusit të “Durmo Turs”.
Nga Fakulteti i Makinerisë ku është bërë ekspertiza e autobusit të aksidentuar thonë se raportin e tyre do ta ndajnë vetëm me Prokurorinë, raporton “alsat”.
Edhe Byroja për mjekësi ligjore thotë se nuk do të kumtojnë asgjë pa e parë vendimin e prokurorisë. Nga Prokuroria Publike thonë se po i kryqëzojnë raportet e marra nga të gjitha institucionet e përfshira në hetim dhe se po vazhdojnë me dëgjimin e dëshmitarëve okularë, por edhe udhëtarëve të asaj dite, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, thotë se në një afat të shkurtër kohor do të zbardhen arsyet e aksidentit.
“Në përditshmëri u përgjigjemi kërkesave. Janë shpërndarë edhe hetues, të cilët punojnë me Prokurorinë Publike që nga momenti i aksidentit. Unë pres që së shpejti do të dalin me të dhëna dhe informata në lidhje me rastin”, theksoi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Në gjendje të rëndë shëndetësore mbetet vetëm një nga udhëtarët e aksidentuar, i cili ka lëndime në tru dhe mushkëri të bardha dhe po mbijeton me ndihmën e frymëmarrjes artificiale. Gjendja e shtatë pacientëve të tjerë është stabilizuar dhe shkon kah përmirësimi. Aksidenti tragjik i autobusit ndodhi më 13 shkurt, në fshatin Llaskarcë. 16 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet














