Lajme

14.590 infeksione të reja me Covid në 72 orët e fundit në Zvicër

Në 72 orët e fundit, 14.590 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testimeve të kryera është 112 865. BAG raporton gjithashtu 18 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 156 persona të tjerë u shtruan në spital.