Kultura
14 filma kosovarë do të shfaqen për shënimin e Pavarësisë së Kosovës
Kjo iniciativë u bë si rezultat i nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Kinemasë ABC
14 filma kosovarë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës do të fillojnë shfaqjen në Kino ABC që nga 8 shkurti deri me 17 shkurt 2018 për të shënuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Për 10 ditë do të shfaqen filmat kosovarë të cilët kanë pasur suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, si prej nominimit në Oscar, pastaj në festivalet e mëdha si ai i Karlovy Vary-it, Venedikut, Sarajevës, Varshavës, Tallinnit, Kairos, Montrealit etj.
Hapja do të bëhet me 8 shkurt ku do të shfaqen filmat ‘Shok’ nga Jamie Donoughue, ‘Home’ nga More Raça, ‘Ballkoni’ nga Lendita Zeqiraj, ‘Si qeni n’rrush’ nga Driton Hajredini dhe Yll Çitaku duke vazhduar në ditë në vijim me filmat: ‘Kolona’ nga Ujkan Hysaj, ‘Daullet e Rezistencës’ nga Mathieu Jouffre, ‘Me dasht’, me dasht’, me dasht’,’ nga Ilir Hasanaj, ‘Trapped by Law’ nga Sami Mustafa, ‘Home Sweet Home’ nga Faton Bajraktari, ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja, ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri, ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, ‘Eho’ nga Dren Zherka dhe ‘Babai’ nga Visar Morina.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












