Ekonomi
1400 punëtorë të Air Berlinit rrezikojnë të mbesin të papunë
Rreth 1400 punëtorë të Air Berlinit mund të mbesin pa punë, disa prej tyre vetëm deri në fund të këtij muaji, shkruan “AFP”, përcjell albinfo.ch.
Reduktimet do të godasin personelin tokësor dhe personelin e administratës së kompanisë ajrore, që ka shpallur dokumentet e falimentimit, derisa kontratat e tyre përfundojnë në fund të këtij muaji ose në shkurt të vitit të ardhshëm.
Linja ajrore e dytë më e madhe gjermane shpalli dokumentet mbi procedurat e falimentimit, sepse aksionari dhe huadhënësi më i madh, “Etihad Airways” kishte reduktuar financat.
Lufthansa është shfaqur si ofertuesi kryesor për asetet e Air Berlin, duke përfshirë ulje të vlefshme në aeroportet gjermane.
Air Berlin ka rreth 8600 punonjës, përfshirë punonjësit me kohë të pjesshme, sipas agjencisë së lajmeve “DPA”.
Lufthansa ka thënë se ka në plan të punësojë deri në 3,000 persona për zgjerimin e Eurowings, duke parashikuar një proces të përshpejtuar të punësimit për punëtorët e Air Berlin. Por, kjo nuk u garanton punësim.
Shefi ekzekutiv i Air Berlin, Thomas Winkelmann, tha në shtator se deri në 80 përqind e punëtorëve mund të gjejnë punë me Lufthansa dhe British EasyJet, ofertuesit e mbetur për pjesë të biznesit të goditur.
Negociatat me dy linjat ajrore do të përfundojnë më 12 tetor.
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Dëmet nga vaksinat kundër Covid: vetëm dy kërkesa për kompensim të pranuara deri më tani Mbi 400 kërkesa për kompensim dhe dëmshpërblime morale kanë mbërritur në Konfederatë... -
Donald Trump përsëri veçon Zvicrën në mbrojtje të tarifave -
Llogaritja: Sa do të paguani sipas reformës së propozuar tatimore? -
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë














