Lajme

145 vdekje të personave të vaksinuar, asnjë provë se vaksina ishte shkaku i vdekjes

Pavarësisht nga një afërsi kohore që konstatohet, nuk ka "në asnjë rast prova konkrete se vaksinimi ishte shkaku i vdekjes"

Nga më shumë se 10.3 milionë doza vaksine kundër koronavirusit të injektuara në Zvicër, deri të martën ishin raportuar 7571 rasze me efekte anësore të padëshiruara.

Dy të tretat e tyre nuk ishin efekte të rënda, shkruan srf.ch.

Të prekurit nga efektet anësore ishin mesatarisht 54.4 vjeç, shumica prej tyre gra, trasnmeton albinfo.ch. Ndërsa 16.4 për qind që ishin 75 vjeç ose më të vjetër, ka njoftuar të premten autoriteti i federal zviceran i barnave, Swissmedic.

Në 145 nga rastet më të rënda, kanë ndodhur vdekje të të vaksinuarve, në periudha të ndryshme para vaksinimit.

Pavarësisht nga një afërsi kohore që konstatohet, nuk ka “në asnjë rast prova konkrete se vaksinimi ishte shkaku i vdekjes”, thuhet në raportin e Swissmedic.

PO ashtu në raport thuhet se vaksina nga Moderna çon më shpesh në efekte anësore  (67 për qind) sesa ajo nga Pfizer / Biontech (31.3 për qind).