15 kandidatë tesinezë me “duar të papastra”
Më e përfaqësuara në këtë listë është partia Lega die Ticinesi
Me rastin e zgjedhjeve për Parlamentin Kantonal të Tesinës, në mesin e 720 kandidatëve janë paraqitur edhe 15 të tillë që kanë pasur një ndjekje penale pas vetes. Kjo, përkundër faktit se për të kandiduar nevojitet certifikata nga regjistri penal që dëshmon për pastërti në këtë drejtim, shkruan portali 20minuten.ch.
Më e përfaqësuara në këtë listë është partia Lega die Ticinesi. Nga 36 kandidatët për qeverinë kantonale, është vetëm kryetari i kësaj partie, Giuliano Bignasca me biografi të papastër.
Ndaj tij janë zhvilluar dy procedura penale në kohë të ndryshme, në vitin 2004 respektivisht në vitin 2008. Ai ka marrë dënime për nxitje të kryerjes së një vepre penale, për kërcënim dhe për fyerje.
Nga kandidatët për parlament të kantonit janë 5 të dënuar që i takojnë partisë së përmendur, 5 të tjerë FDP-së, 3 CVP-së dhe një SVP-së.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Hipotekat ishin bërë më të shtrenjta në Zvicër pasi normat e inflacionit u rritën pas pushtimit...
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025