Lajme

1669 viktima dhe mbi 69 000 të prekur nga koronavirusi në mbarë botën

Deri më tani janë 1669 viktima nga koronavirusi në mbarë botën.

Ndërkohë numri i të prekurve raportohet të jetë mbi 69 000, kryesisht në Kinë.

 

Në anijen ‘Diamond Princess’ janë njoftuar edhe 70 raste të tjera të konfirmuara më koronavirus, ndërsa numri i të prekurve në total ka shkuar në 356.

Pritet që ditën e sotme të evakuohen amerikanët që ndodhen në anije, dhe më pas do të futen në karantinë për një periudhë 14-ditore në vendin e tyre.

Ditën e djeshme vdekja e një turisti kinez në Francë shënoi edhe viktimën e parë nga koronavirusi brenda kufijve të Evropës.

Kjo ka qenë java me numrin më të lartë të të prekurve, kur në një ditë janë raportuar 15 000 persona të prekur në Kinë.