Maqedonia

17-vjeçarja mbytet në lumin Vardar, duke ikur nga qentë

Ajo kishte rënë në lumin Vardar në afërsi të Spitalit të Gostivarit, duke ikur nga një tufë qenësh

Një vajzë është mbytur në lumin Vardar të hënën mbrëma. Vajza mendohet të jetë gjetur në rrjedhën e Vardarit në fshatin Balindoll.

Siç mëson “Alsat” vajza quhej Xh. Mexhiti e lindur më vitin 2001 në Zdunjë të Gostivarit, përcjell albinfo.ch.

Ajo kishte rënë në lumin Vardar në afërsi të Spitalit të Gostivarit, duke ikur nga një tufë qenësh.

Policia konfirmoi se qytetarët rreth 19.15 minuta raportuan se një vajzë që po largohej nga një grup qenësh pranë Spitalit ka rënë në Vardar.

Policia e Gostivarit operacionin e saj për kërkim dhe gjetje të vajzës e kishte nisur menjëherë pas raportimit të rastit së bashku me Njësinë Territoriale kundër Zjarreve në Gostivar, Qendrën për Menaxhim të Krizave, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe mjekë nga Ndihmën e Shpejtë pranë Spitalit të Gostivarit.

Kërkimeve të Policisë u ishin bashkangjitur edhe banorët e Gostivarit.

Nga KKZ Mavrovë ishte kërkuar që të reduktojë nivelin e ujit në lumë.