Lajme
171 aksidente nga ortekët – pse ky dimër ishte kaq i rrezikshëm në Zvicër
Numri i rasteve është dukshëm më i lartë se mesatarja e 10 viteve të fundit
Dimri 2025/2026 në Zvicër është cilësuar si një nga më të rrezikshmit për ortekët, me gjithsej 171 aksidente dhe qindra persona të përfshirë.
Sipas Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF), një nga arsyet kryesore ishte një shtresë e dobët e borës së vjetër (“altschnee”), e cila e bëri situatën shumë të vështirë për t’u parashikuar edhe nga ekspertët.
Nga këto aksidente, 244 persona u përfshinë, ndërsa dhjetëra u varrosën plotësisht nga bora. Numri i rasteve është dukshëm më i lartë se mesatarja e 10 viteve të fundit, shkruan watson.ch, transmeton albinfo.ch.
Një tjetër faktor ishte kombinimi i kushteve ekstreme: fillimisht dimër i thatë me pak reshje dhe më pas reshje të mëdha bore në një periudhë shumë të shkurtër, duke krijuar një situatë shumë të rrezikshme në male.
Në total, 15 persona humbën jetën nga ortekët këtë dimër, ndërsa incidente të tjera fatale vazhduan edhe në fund të sezonit.
Ekspertët theksojnë se probleme të tilla me shtresa të dobëta bore janë ndër më të rrezikshmet, pasi nuk mund të identifikohen lehtë dhe mund të shkaktojnë ortekë edhe në kushte që duken të sigurta.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve Ekspertët theksojnë se rënia e lindshmërisë nuk lidhet vetëm me faktorët ekonomikë... -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë -
Vendet më mikpritëse për emigrantët: Zvicra, e pesta, Austria, e dhjeta











