Lajme
18 shtete europiane e pezulluan këtë vaksinë, efekte të mëdha anësore
Bordet vlerësuese të vaksinave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencisë Europiane të Barnave do të zhvillojnë këtë të martë mbledhje urgjente pas pezullimit të pjesshëm ose të plotë të injeksioneve të AstraZeneca-s nga 18 vende europiane, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se disa të vaksinuar në këto vende zhvilluan trombe në gjak, që çuan deri në vdekjen e disa personave.
Megjithatë, është e paqartë nëse trombozat janë shkaktuar apo jo nga vaksinat.
Statistikat e deritanishme tregojnë se mes rreth 17 milionë personave të injektuar me AstraZeneca në Europë, përfshirë edhe Britaninë e Madhe, 37 prej tyre kanë zhvilluar trombozë në gjak, mes të cilave edhe raste vdekjesh.
Ndërkohë, drejtuesi i Agjencisë Italiane për Barnat, Giorgio Palù, thotë se deri tani nuk ka asnjë argumentim shkak-pasojë për këto raste. Sipas ekspertëve, edhe nëse vërtetohet kjo lidhje, shifra e rasteve të trombozave është e papërfillshme dhe nuk është arsye për të ndalur vaksinimin.
Disa vende, si Italia, Austria, Rumania, Luksemburgu dhe vendet baltike dyshojnë se probleme kanë disa seri të vaksinës AstraZeneca. Mes serive që shfaqen në këtë tabelë, e para po hetohet nga prokurorët në rajonin e Piemontes në Itali për vdekjen e një mësuesi të dielën.
E dyta është pezulluar në Itali dhe Rumani, pas disa rasteve të trombeve tek të vaksinuarit, ndërsa e treta në Austri pas vdekjes së një infermiereje 49-vjeçare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi...
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
“Deputetët nga këto shtete janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE”
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linja ajrore SWISS rifillon fluturimet e saj drejt Iranit Pas pezullimit të operacioneve të saj në Bejrut dhe anashkalimit të hapësirës ajrore iraniane që nga...
-
Udhëtimi me tren nga Zvicra në këto qytete italiane do të ndërpritet për tre muaj
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant