Kosova
180 kosovarë nga Gjermania sot kthehen në Kosovë
Të gjithë do të futen në karantinë
Është bërë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës se këto ditë në mënyrë të organizuar po bëhet kthimi i shtetasve kosovarë, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve të shtetit, e që kanë kërkuar të kthehen në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, për ditën e sotme është planifikuar të kthehen 180 qytetarë në Aeroportin e Prishtinës përmes një fluturimi nga Dyseldorfi. Të gjithë të ardhurit do të vendosen në Qendrën e Studentëve, e cila është kthyer në karantinë nga Qeveria e Kosovës. Aty do të qëndrojnë për 14 ditë. Njëjtë do të veprohet edhe për të ardhurit e tjerë.
Për transportin e tyre nga aeroporti deri te Qendra e Studentëve do të kujdeset Forca e Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që të kthehen vetëm ata qytetarë që kanë urgjencë, ndërsa të tjerët të zgjasin qëndrimin e tyre në vendet ku janë aktualisht, pasi kapacitetet e Kosovës për kthimin e të gjithëve janë të mangëta.
Sipas tij, ambasadat e Kosovës në gjithë botën po iu asistojnë të gjithë qytetarëve që të zgjasin të drejtën e qëndrimit nëpër vendet respektive.
Ndryshe, nga Aeroporti i Prishtinës sot do të ketë edhe katër fluturime në nisje, dy prej tyre janë në drejtim të Dyseldorfit, një në drejtim të Munihut dhe një në drejtim të Cyrihut. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












