Bota
2 milionë të huaj kanë hyrë gjatë vitit në Gjermani
Por kur të llogariten shkuarjet dhe ardhjet, del se në Gjermani ka pasur një shtim «neto» të të huajve prej 1.14 milion vetash
Në Gjermani gjatë vitit 2015 është shënuar një numër rekord i ardhjes së të huajve. Sipas shënimeve të përkohshme të Zyrës Federale për Statistika, të publikuara të hënën, në këtë vend gjatë vitit që shkoi është regjistruar hyrja e afër 2 milionë të huajve. Në këtë shifër përfshihet edhe numri i refugjatëve që kanë paraqitur azil në Gjermani gjatë kësaj periudhe.
Por, po ashtu gjatë vitit 2015 Gjermaninë e kanë braktisur 860 mijë shtetas të huaj, transmeton albinfo.ch. Kur të llogariten shkuarjet dhe ardhjet, del se në Gjermani ka pasur një shtim «neto» të të huajve prej 1.14 milion vetash.
Zyra e përmendur ka theksuar se ky është numri më i madh neto i të huajve që është regjistruar ndonjëherë deri tash në historinë e Gjermanisë. Një vit me parë (2014) kanë qenë 1 milion e 343 mijë të huaj që kanë ardhur në Gjermani. Pasi që po gjatë atij viti Gjermaninë e kanë lëshuar 766 mijë të tjerë, ardhja neto e të huajve ka qenë 577 mijë.
Në fund të vitit 2015 në regjistrin e të huajve në Gjermani janë shënuar 9 milionë e 11 mijë persona ndërsa një vit më parë ishin 8 milionë e 15 mijë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?