Bota
2025-ta, ndër vitet më të nxehta
Sipas raportit, shtrirja e akullit në Oqeanin Arktik në mars 2025 ishte më e vogla e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i matjeve satelitore, ndërsa akulli në Antarktidë ka mbetur shumë poshtë mesatares gjatë gjithë vitit
Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, viti 2025 pritet të jetë i dyti ose i treti më i ngrohtë në histori, mes përkeqësimit të ngrohjes globale.
Në raportin “State of the Climate Update for COP30”, thuhet se temperatura mesatare globale pranë sipërfaqes ishte rreth 1.42 gradë Celsius më e lartë se mesatarja paraindustriale, ndërsa përqendrimet atmosferike të gazeve serrë dhe nxehtësia e oqeaneve arritën nivele rekord në vitin 2024 dhe vazhdojnë të rriten edhe në 2025.
Sipas raportit, shtrirja e akullit në Oqeanin Arktik në mars 2025 ishte më e vogla e regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i matjeve satelitore, ndërsa akulli në Antarktidë ka mbetur shumë poshtë mesatares gjatë gjithë vitit.
Pasojat e kombinuara të temperaturave të larta dhe fenomeneve ekstreme të motit kanë dëmtuar tokat bujqësore, kanë përkeqësuar jetesën dhe thelluar varfërinë, duke shkaktuar zhvendosje në disa rajone të botës, thuhet në raport, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Botërore Meteorologjike, Celeste Saulo, theksoi se është pothuajse e pamundur që në vitet e ardhshme të arrihet objektivi për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5°C mbi nivelet paraindustriale. Megjithatë, ajo shtoi se nuk ka vend për pesimizëm, pasi prirja ende mund të ndryshojë.
Një raport i mëparshëm i Organizatës vlerësoi se temperaturat globale do të mbeten në nivele rekord ose pranë tyre, duke shtuar rreziqet klimatike dhe ndikimin mbi shoqërinë, ekonominë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor Marigona dhe Irena Toma prezantojnë ekspozitën "AugenBlicke und Emotionen in Farbe", një ndërthurje e traditës shqiptare... -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












