Lajme
21-vjeçari shqiptar nga diaspora sjell 3 projekte inovative
Luka Lamaj studion për Biokimi në Universitetin Bishop
Luka Lamaj studion për Biokimi në Universitetin Bishop në Kanada, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se i riu shqiptar po arrin suksesin me projektet e tij, si Docere App, Cool Historians dhe Lavel NFT.
Projekti i tij kryesor “Docere”, ku është edhe bashkëthemelues dhe CEO, është një startup teknologjik në fushën e mjekësisë.
Një platformë komunikimi mes mjekëve dhe pacientëve, ku ekzaminimet mjekësore bëhen online, shkruan businessmag.
Me këtë startup ai ka fituar çmimin e tretë nga 200 kompani nga e gjithë Kanadaja, që aplikuan në një konkurs të zhvilluar nga organizata qeveritare kanadeze CCSBE (Këshilli Kanadez për Biznesin e Vogël dhe Sipërmarrjen), në bashkëpunim me Universitetin e New Brunswick. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit