Lajme
21-vjeçarja shqiptare del para gjykatës në Zvicër për vrasjen e babait
Në kohën kur ajo dyshohet se e kreu vrasjen ishte 18-vjeçare. Atëherë ajo vrau babanë e saj me katër të shtëna në vitin 2020. Sot ajo duhet të përgjigjet për këtë para gjykatësit. Aktakuza tregon: Para aktit të përgjakshëm, i vrari qëlloi gruan e tij, shkruan Blick.
“Ai vazhdimisht ka rrahur dhe dhunuar verbalisht fëmijët dhe gruan e tij. Ai thuhet se ka lëshuar vazhdimisht kërcënime me vdekje ndaj familjes së tij dhe “të tretëve me të cilët kishte probleme”, ka thënë avokati i të resë.
Avokati mbrojtës kërkon pafajësi për 21-vjeçaren. Ajo do të dëmshpërblehet me 16200 franga për paraburgimin gati dy mujor në të cilin ndodhej pas krimit dhe do të marrë 10,000 CHF të tjera si kompensim ekonomik. Shteti duhet të paguajë shpenzimet e procedurës, përcjell albinfo.ch.
“Situata u përshkallëzua dhe babai tërhoqi këmbëzën. Nëna u godit në parakrah dhe babai filloi ta mbyste. Kështu e dyshuara hyri në dhomë dhe qëlloi katër të shtënat në drejtim të babait të saj”, tha tutje avokati, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër, vrasja me dashje dënohet me 5 deri në 20 vjet burg. Prokurori publik dëshmon se 21-vjeçarja në atë moment ishte në gjendje të jashtëzakonshme emocionale. E vetmja gjë për të cilën mund të akuzohet është se ajo qëlloi të atin kur nuk ishte një situatë vetëmbrojtjeje, shkruan Blick.
Po ashtu, prokuroria nuk e pranon arsyetimin që atëherë 18-vjeçarja veproi në vetmbrojtje.
“Unë nuk e shoh atë që bëra si një gjë të mirë. Jam e lumtur që arrita ta shpëtoja nënën time”, është shprehur 21-vjeçarja.
Ajo shton se babai i saj ishte i dhunshëm, derisa gjykatësi e ka pyetur pse gjuajti katër herë në drejtim të të atit.
“Nuk e di më. Babai kishte qenë i dhunshëm përpara mëngjesit fatal të vitit 2020”, u shpreh ajo.
Më 24 shtator 2020, të shtënat thyen heshtjen e mëngjesit në Cyrih-Ëollishofen. Kur policia mbërrin në një apartament pak më vonë, shfaqet një pamje dramatike: një familjar († 47 vjeç) u vra me disa të shtëna, gruaja e tij pësoi një plagë me armë zjarri në krah.
Vajza Jasmin T.* (atëherë 18 vjeç) është plagosur. Ajo është arrestuar në vend dhe dyshohet fort se ka qëlluar të atin nga afër, shkruan Blick.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër












