Kosova
22 vjet nga rënia e Agim Ramadanit-“Katana”
Sot janë bërë 22 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani.
I njohur me nofkën ‘Katana’, ai u vra gjatë luftimeve kundër forcave serbe në Betejën e përgjakshme të Koshares, e cila u zhvillua në prill të vitit 1999, duke qenë komandant i Brigadës 138 deri në ditën e rënies së tij.
Në përvjetorin e rënies së tij, nuk ka munguar përkujtimi i bashkëshortes së tij, Shukrie Ramadani.
Ajo ka publikuar disa fotografi të familjes së tyre në Facebook, duke shkruar fjalë prekëse për të.
“Vitet bëhen numra e dhembja konstante e mungesës tënde zgjohet kryeneçësisht duke sfiduar durimin e krenarinë edhe pas kaq shumë viteve! Dromcat e lumturisë përzihen me ëndrrat, dëshirat e premtimet e këputura!!! Asgjë nuk është siç ishte më parë!!!”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, në përkujtimin e tij shkruan se liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj.
“Të udhëhequr nga Agim Ramadani, luftëtari, artisti e shkrimtari që kishte kuptuar konceptin e lirisë në thellësinë e tij”, ka shkruar Haradinaj.
Edhe ish-komandanti Fatmir Limaj ka shkruar përkujtim në 22-vjetorin e rënies së Agim Ramadanit.
“22 vite më parë, ra për të mos vdekur kurrë heroi i betejës së Koshares, luftëtari i cili udhëhoqi betejën për ta shembur kufirin mes shqiptarëve, Agim Ramadani- Katana. Heroi i kombit, Agim Ramadani ishte një strateg i madh i luftës, dhe një idealist i cili nuk kurseu asgjë për lirinë e vendit. Në këtë ditë, kujtojmë me pietet edhe dëshmorët tjerë të rënë në Koshare. Liria të cilën sot e gëzojmë është arritur me mundin, sakrificën dhe gjakun e shumë brezave.I përjetshëm qoftë kujtimi për komandantin Agim Ramadani, dhe të gjithë dëshmorët e kombit! Lavdi”, shkruan Limaj.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










